Kështu dyshohet se ndodhi vrasja e policit në Kaçanik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.04.2025, 13:43

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e policit Muhamed Lika në Kaçanik.

Vrasja ka ndodhur në një moment kur një i mitur ishte duke tentuar që të kryente një grabitje dhe në momentin kur polici është ndeshur në të dyshuarin, ai ka shtënë në të.

I mituri kishte një revole me vete me të cilën dyshohet se kreu vrasjen.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt mbrëmë për media bëri të ditur se në vendngjarje kanë arritur njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka transportuar viktimën në Qendrën e Mjekësisë në Kaçani, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konfirmuar nga mjekët. “Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti”, ka bërë të ditur ai.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ende s’është deklaruar lidhur me rastin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit