Vrasja e shqiptares: Filipinasi postonte në rrjetet e saj sociale, trupin e fshehu në valixhe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.04.2025, 13:37

Detaje tronditëse janë zbardhur rreth vrasjes së 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, trupi i së cilës u gjet brenda një valixhe në pyll.

Sipas mediave italiane, trupi i pajetë i studentes që rezultonte e zhdukur që prej 25 marsit, është gjetur në një zonë të pyllëzuar pranë Bashkisë së Polit, duke gdhirë të mërkurën e 2 prillit. Ish-i dashuri, 23-vjeçari me origjinë filipinase, u arrestua dhe u akuzua për vrasje dhe fshehje të kufomës.

Marc Samson , student i arkitekturës dhe punonjës i McDonald's, pasi ka rrëfyer krimin ka dërguar policinë në vendin e ngjarjes dhe zonën ku kishte fshehur trupin e shqiptares. Ai ka treguar se 22-vjeçaren e ka goditur disa herë me thikë në trup, në apartamentin ku jeton dhe më pas ka hequr qafe trupin duke mbyllur në një valixhe.

Nga ana tjetër tabulatet telefonike të vajzës kanë shërbyer si provë e fortë në zbardhjen e ngjarjes pasi në ditët e zhdukjes së saj, 23-vjeçari dyshohet se përdori celularin e shqiptares për të postuar story në profilin e rrjeteve sociale të saj duke "çoroditur" kërkimet dhe hetuesit.

Prej një jave, miqtë dhe të afërmit kishin nisur thirrjet për kërkime. Më 25 mars, ajo u largua nga shtëpia që ndan me disa shoqe në zonën e San Lorenzos dhe nuk u kthye më. Prindërit e denoncuan si të humbur në komisariatin e San Lorenzos dhe nisën kërkimet për gjetjen e saj. Hipoteza e parë ishte se ajo ishte larguar nga shtëpia pas ndarjes me të dashurin, por ajo nuk kishte marrë asgjë me vete.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit