Aksidenti tragjik në Kukës/ Identifikohet shoferi dhe pasagjeri që humbën jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.04.2025, 12:28

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në autostradën Milot-Morinë, ku dy persona kanë humbur jetën.

Një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga 50-vjeçari Afrim Kolgjini, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore. Si pasojë ka humbur jetën 50-vjeçari Kolgjini dhe pasagjeri i tij, Festim Gjeta 35-vjeç.

Të dy viktimat ishin nga fshati Lusën, në njësinë administrative Ujmisht të Kukësit. Ngjarja ka tronditur familjarët dhe të afërmit e viktimave.

Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe shkakun që çoi në daljen nga rruga të automjetit. Po ashtu, policia po zhvillon hetime për të kuptuar shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit