Shpërthim me tritol në Tiranë, pronari i banesës i sapo kthyer nga SHBA

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.04.2025, 09:59

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mesnatën e 2 prillit, rreth orës 00:35, në banesën e Tonin Qafës, në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Konkretisht, janë dëmtuar dera e oborrit të banesës, xhamat dhe një automjet i parkuar afër.

Tonin Qafa, është një emër i njohur në Tiranë, pasi në vitin 2009 i kanë vrarë vëllain. Pas kësaj ngjarje tragjik, familja Qafës, e origjinës nga Fushë Arrëzi, u shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tonin Qafa ishte kthyer në Shqipëri vetëm disa muaj më parë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e shpërthimit dhe për të identifikuar autorët. Pista e hetimeve përfshin gjithashtu aktivitetin e nipave dhe fëmijëve të Tonin Qafës në Spanjë, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në trafikun e drogës.

Puna për kapjen e autorit të shpërthimit vijon, ndërkohë që autoritetet kërkojnë të mbledhin prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit