Ndërron jetë Val Kilmer, ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.04.2025, 09:29

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filmat “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur vajza e tij, Mercedes, e cila tha për New York Times se aktori humbi jetën në Los Angeles si pasojë e pneumonisë.

Kilmer kishte qenë i diagnostikuar me kancer në fyt në vitin 2014, por më vonë kishte kaluar një periudhë shërimi. Pas ndërhyrjes së trakeotomisë, zëri i tij ndryshoi dhe ndikoi në karrierën e tij të aktrimit. Megjithatë, ai u rikthye në ekran me një rol të veçantë, duke luajtur Iceman në filmin “Top Gun: Maverick”, një vazhdim i suksesshëm i filmit të njohur “Top Gun” të Tom Cruise.

Në dokumentarin "Val", Kilmer shprehej për gjendjen e tij shëndetësore, duke thënë:

“Me siguri dëgjohem më keq se ç’ndihem. Nuk mund të flas pa shtypur këtë vrimën (në fytin e tij). Duhet të zgjedhësh të hash apo të marrësh frymë. Është një pengesë e dukshme për këdo që më takon.”

Val Kilmer bëri emër të madh në Hollywood me rolin e tij të paharrueshëm në “Top Gun”, një film që arriti fitime mbi 344 milionë dollarë dhe e ktheu atë në një yll të kinemasë. Ai kishte refuzuar rolet në filma të njohur si “The Outsiders” dhe “Blue Velvet”, por në vitet ‘90 e portretizoi Jim Morrison në filmin “The Doors”, një rol për të cilin ai studioi jetën e këngëtarit dhe i përkushtoi shumë kohë për ta përçuar sa më besnikisht.

Kujtimi i Kilmer do të mbetet i gjallë përmes veprave të tij dhe ndikimit të tij në industrinë e filmit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit