Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.04.2025, 09:08

Një polic ka mbetur i vrarë mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.

Polici M.L u vra derisa ishte në hyrje të ndërtesës së tij, i dyshuari për vrasjen e tij gjendet ende në arrati.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se ” ende nuk kanë të arrestuar”.

Më herët, Veseli ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes kishin dalur të gjitha njësitet policore.

“Kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, ka deklaruar Veseli.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët do të hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, ekipet hetimore dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Shkaqet e plota të ngjarjes mbeten ende të panjohura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit