Në orët e vona të mbrëmjes së 01.04.2025, një aksident fatal ka ndodhur në autostradën Milot-Morinë.
Automjeti tip “Benz”, i drejtuar nga një 50-vjeçar nga Tirana, ka dalë nga rruga, duke rezultuar në humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit që ndodhej me të, një 50-vjeçar nga Kukësi.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti dhe për të kuptuar rrethanat që çuan në daljen nga rruga të automjetit. Policia është duke punuar për të dhënë informacion të plotë mbi ngjarjen.