Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, vdes 41-vjeçari në Burrel

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.04.2025, 23:43

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Burrel-Komsi, ku një 41-vjeçar ka humbur jetën.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale E.B., i cili humbi kontrollin e motorit me të cilin udhëtonte dhe doli nga rruga.

Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk mundi dot t'u mbijetonte plagëve të marra.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 21.40, në aksin rrugor Burrel-Komsi, shtetasi E.B., rreth 41 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit