Ministrja e gafave, Bora Muzhaqi, renditet si kandidate për deputete në Elbasan në listat e mbyllura të Partisë Socialiste që do të thotë se e ka mandatin e deputetit të sigurt.
E njohur për gafat e saj publike, Muzhaqi është vetë-deklaruar se është bërë e njohur për gafat që ka bërë në parlament e daljet publike, të cilat janë kthyer në meme virale.
Ajo deklaronte dikur se babain e saj e kishte parë vetëm një herë të përlotur, dhe kjo ndodhi kur ai takoi prindërit e saj në gjimnaz. Një tjetër herë ministrja teksa u jepte leksione jetë gjimnazistëve të Fierit i bëri prindër me fëmijë në klasë të parë.
JOQ ju sjell vetëm disa nga perlat më të memorizueshme të Muzhaqit ndër vite. Të tjera priten, tashmë që Muzhaqi do të jetë sërish pjesë e parlamentit shqiptar.