Gjykata e Durrësit ka lënë në burg çiftin irlandez që vodhi 41 mijë euro para pak ditësh.
Gjykatësja ka vendosur masën “arrest në burg” për burrin dhe masë alternative për bashkëshorten, të paguajë garanci 5 mijë euro brenda pesë ditësh.
Nëse ajo paguan si garanci këtë shumë, masa e sigurisë për të do të ndryshoj në detyrim paraqitjeje dy herë në muaj pranë oficerëve të policisë gjyqësore deri në përfundim të hetimeve.
Kujtojmë se pak ditë më parë, çifti irlandez u mori 41 mijë euro fëmijëve, që kishin gjetur këtë shumë në një çantë në lagjen 13 të Durrësit, me preteksin se ishte çanta e tyre.
Pasi morën çantën, çifti u nis në drejtim të Malit të Zi. Kur kuptuan se ishin zbuluar nga policia, e dorëzuan çantën me para në Policinë e Shkodrës.