“Mbajnë telat shtyllën dhe jo shtylla telat”, banorët e Peshkëpisë në Vlorë në terr prej vitesh

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 01.04.2025, 18:50

Banorët e fshatit Peshkëpi në Vlorë po përballen prej vitesh me mungesën e energjisë elektrike sa herë që moti përkeqësohet.

Problemi kryesor është infrastruktura e vjetëruar elektrike, me shtylla të amortizuara që mezi qëndrojnë në këmbë.

Qytetari shprehet se pavarësisht se paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike, nuk marrin shërbimin minimal që u takon.

Pavarësisht ankesave të shumta, autoritetet ende nuk kanë marrë masa për të përmirësuar situatën.

I bëjmë thirrje qeverisë dhe OSHEE-së që të ndërhyjnë sa më parë, pasi është e turpshme që në vitin 2025 të ketë kushte si në mesjetë.

Mesazhi i qytetarit:

"Jam banor i fshatit Peshkëpi, në Vlorë, dhe dua të ndaj një shqetësim që ne, banorët e këtij fshati, po e përjetojmë prej vitesh. Sa herë që bie shi apo fryn një erë e lehtë, dritat na ikin për orë të tëra. Gjatë dimrit, më shumë nuk kemi drita sesa kemi. Po jetojmë si në mesjetë, dhe është e turpshme që në vitin 2025 ende të vuajmë për diçka që pjesa tjetër e botës e ka pasur prej dekadash.

Shtyllat elektrike janë ende ato të Enverit, mezi qëndrojnë në këmbë, aq sa duket sikur telat mbajnë shtyllën dhe jo shtylla telat!

Kemi fëmijë të vegjël dhe nuk mund të vazhdojmë kështu. Detyrimet i do qeveria e qelbur!"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit