Policia tregon si ndodhi sulmi me armë që i mori jetën një zyrtari policor, në Kaçanik.
Zyrtari policor, M.Lika, mori plagë të rënda nga arma e zjarrit, të cilave fatkeqësisht nuk iu mbijetoi.
Rasti e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, që pohojnë se incidenti ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi”.
Viktima Lika ishte duke hyrë ndërtesën ku banon, në momentin kur ndodhi sulmi me armë.
“Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik.
Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, deklaron policia.