“Vea Travel anuloi udhëtimin Venecia-Verona se s’u formua grupi, tani s’kthejnë parapagesën”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.04.2025, 11:58

Një qytetare ka ndarë shqetësimin e saj lidhur me përvojën negative me agjencinë turistike "Vea Travel".

Ajo ka treguar se para disa muajsh kishte prenotuar një udhëtim për 4 persona me destinacion Venecia-Verona dhe kishte paguar gjysmën e shumës (480 euro) siç kërkohej nga agjencia. Por, vetëm dy javë para udhëtimit, agjencia ka anuluar udhëtimin me justifikimin se nuk ishte krijuar grupi i nevojshëm për realizimin e udhëtimit.

Pas anulimit të udhëtimit, "Vea Travel" u ka ofruar mundësi udhëtimesh të tjera, por pasi këto opsione nuk ishin të përshtatshme për klientët, ata kërkuan rimbursimin e pagesës që kishin bërë.

Por edhe pse kanë kaluar tre javë, paratë nuk janë kthyer ende, edhe pse klientët kanë dërguar mesazhe dhe kanë telefonuar disa herë për të kërkuar rimbursimin.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim klienten e cila ka kërkuar që ky denoncim të bëhet publik, në mënyrë që të tjerët të jenë të kujdesshëm dhe të dinë cilave agjenci duhet t'u drejtohen për shërbime turistike.

Denoncimi i qytetares:

Përshendetje! Doja të ndaja me ju një shqetesim, të cilin do të doja ta bënit publik, sepse mund të ndihmojë edhe njerëz të tjerë. Para disa kohësh prenotova nje udhetim për 4 persona tek agjencia "Vea Travel". Bëra gjysmen e pagesës ( 480 euro ) sipas procedurës. Dy javë para udhetimit agjencia anulon udhëtimin me justifikimin se nuk ishe krijuar grupi i nevojshëm. Na ofruan udhëtime të tjera, por meqënëse nuk na përshtateshin vendosëm të tërhiqnim pagesën e bërë më parë, pagesë e cila nuk na është kthyer ende pavarësisht mesazheve dhe telefonatave qe u kemi berë. Edhe pse kanë kaluar 3 javë, refuzojnë të rimbursojnë paratë. E bëj këtë denoncim, me qëllim që njerëzit të jenë te kujdesshëm, se cilave agjenci iu drejtohen. Faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit