Qytetarët që vuajnë nga Hepatiti B në Shqipëri po kalojnë një situatë tejet të vështirë për shkak të mungesës së ilaçeve me rimbursim që janë jetike për trajtimin e tyre. Që prej muajit nëntor, ata nuk mund të sigurojnë medikamentin e nevojshëm, TENOVIRAL, duke marrë përgjigje nga farmacitë se “nuk ka depo”.
Kjo ka krijuar një shqetësim të madh, pasi shumë pacientë janë të varur nga këto ilaçe për të mbajtur nën kontroll sëmundjen dhe për të parandaluar komplikacione serioze.
Ilaçi që përdorej për Hepatitin B ishte Viread, por çmimi i tij është rritur gati trefish, duke e bërë të vështirë për shumë qytetarë që ta sigurojnë. Si pasojë, shumë prej tyre janë detyruar të kalojnë në një ilaç të ri, Tenoviral, një medikament që shpesh ofrohet falas në spitalet e huaja, por që në Shqipëri nuk është i disponueshëm.
Denoncimi
"Pershendetje JOQ faleminderit qe jeni zeri ketij populli!kemi nje shqetesim per ilacet me rimbursim,qe ky shteti jon ka qe ne nentor pa dhen ilacet,kur ato ilace jan jetike per familjaret tan,shkojm ne farmaci dhe thon qe nuk kan depot,ateher ca duhet te bejm ne kur shteti jon na le te vdesim!flm nese e poston"