Banorët mblodhën lekë për të shtruar rrugën, u zhdukën si me magji nga kryetari i Komunës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.04.2025, 14:18

Rruga e fshatit Dushk në Lushnje është në gjendje të degraduar prej kohësh. Që nga muaji nëntor, banorët janë detyruar të ndërhyjnë vetë dhe të mbulojnë disa pjesë të rrugës me zhavorr, pasi gropat dhe defektet e tjera po bëheshin shqetësuese. Megjithatë, edhe pas kësaj përpjekje, rruga mbeti në një gjendje të keqe.

Mungesa e ndriçimit gjatë natës e bën këtë rrugë të rrezikshme për të ecur vetëm. Edhe pse banorët kanë kërkuar disa herë ndërhyrje, nuk është marrë asnjë masë konkrete. Ata thonë se janë marrë vesh me kryetarin e komunës, Afrim Dedej, i cili ka pohuar se bashkia dhe komuna nuk kanë fonde për të rregulluar rrugën. Si rezultat, banorët kanë kontribuar me shuma që variojnë nga 5000 deri në 10,000 lekë të reja për të financuar vetë punimet. Madje, një familje ka dhuruar 300 euro për të ndihmuar në shtrimin e rrugës.

Megjithatë, pas 4 deri në 5 muajsh, rruga ende nuk është shtruar dhe banorët nuk e kanë idenë se ku shkuan paratë që u mblodhën.

Denoncimi

"Pershendetje Joq! Kjo eshte gjendja e rruges Remondi ne fshatin Dushk te Lushnjes. Para disa muajsh jane detyruar banuesit e zones qe te rregullonin nje pjese te rruges me zhavorr sepse ka pasur shum gropa por edhe pse u munduan prap rruga eshte ne nje gjendje te keqe.Naten nuk ka asnje lloj ndrricimi dhe esht shum e rrezikshme qe te ecesh vetem.

Ne kete rruge nuk esht vendosur asnjeher dore apo te behet ndonje perpjekje per tu rregulluar. Banoret e zones kane bere nje marreveshje me kryetarin e komunes Afrim Dedej sepse ai I ka thene qe nuk ka fonde bashkia dhe komuna qe ta rregulloj keshtu qe banoret ran dakort bashk me kryetarin e komunes qe te fusnin lek ne menyre qe te rregullohej ajo rruge dhe prap asgje nuk eshte bere deri tani. Shuma qe ka futur cdo familje ka qen 5000 lek deri ne 10000 lek te reja.

Nuk e di nese Eriselda Sefa ka informacion per kete veprim nga kryetari i komunes por do te ishte mire qe te merren masa nese I duan ato vota perseri. Kete nuk e di por thjesht di qe kan futur lekI ka mbledhur 1 person tek te gjitha familjet ne ate zone dhe i ka dorezuar ne komun. Nje familje ka futur 300 euro qe te rregullohet ajo rruge. 4 ose 5 muaj. Dhe mund te kene pyetur dhe ata mund ti ken then qe do e shtrojm kto dit dhe I kan genjyer pasi nuk esht shtruar fare ajo rrugë"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit