Një qytetar ka denocuar problemet me shërbimin e e-albania, portalin qeveritar që përdoret për të aksesuar dokumente dhe shërbime administrative. Ai tregon se ka dërguar një email për të ndryshuar numrin e tij për hyrjen në e-Albania, por nuk ka marrë kurrë një përgjigje.
Qytetarit i duhej një certifikatë urgjente, por duhet të presë përgjigjen në email që i ka dërguar portalit, i cili është shpallur si një nga arritjet më të mëdha të qeverisë, por që duket të ketë lënë shumë qytetarë të pakënaqur për sa i përket shërbimit dhe aksesit në dokumentacionin e nevojshëm.
Qytetari shkruan:
"Nje certefikate urgjente ti duhet robit nuk e gjen dot kund. Se fizikisht sti japin me. Assistenza e help desk rri kot, sbejne asgje. Mjere ne te shkretet. Asnje lloj dokumenti nuk aksesojme dot."