Shembet muri te çerdhja e Kaçanikut, rrezikohen fëmijët – alarmon zv/ministri Raka

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.04.2025, 09:13

Një shembje e murit përreth çerdhes së Kaçanikut ka ngritur shqetësime te institucionet e vendit. Zëvendësministri i Qeverisë Kurti, Jeton Raka, ka hedhur kritika ndaj komunës së Kaçanikut, e udhëhequr nga Besim Ilazi.

“Çerdhja e re, më shumë se një çerdhe, mund të quhet një rrezik për fëmijët. Edhe burgjet kanë hapësira gjelbëruese, ndërsa këtu fëmijët jo vetëm që janë të rrezikuar nga shembja, por gjithashtu nuk kanë hapësirë gjelbëruese për t’u argëtuar,” ka shkruar ai.

Jeton Raka: Qeverisja SKANDALOZE e PDK-së në Kaçanik

Skandali i radhës i ekzekutivit komunal të PDK-së, është ndërtimi i murit mbrojtës te Çerdhja në Kaçanik. Pra, qeverisje korruptive që secilin projekt e zvarrit, nuk e realizon sipas projektit dhe e përsërit dy apo tre herë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!, kishte kundërshtuar prishjen e Çerdhës së vjetër dhe ndërtimin e Çerdhës se re për shkak të uzurpimit të pronës së SHFMU Emin Duraku, mungesës së hapësirës së gjelbër dhe qasjes së vështirë në rrugë në lokacionin e ri. Mirëpo kjo qeverisje me mendësi djallëzore nuk kishte marr parasysh reagimet e subjektit tonë politik e as të qytetarëve. Qëllimi ishte tjetër, kishin plane për të ndërtuar banesa afariste për qëllime të përfitimit, por përplasja në mes të grupeve të interesit brenda llojit të tyre, dyshohet që u la Shesh për një kohë të pacaktuar “derisa të merren vesh”.

Në atë kohë thonin se nuk ka lokacion tjetër dhe nuk mund të humbim investimin, mirëpo doli që ka pasur lokacion tjetër dhe kjo çerdhe ka mund të ndërtohet në fshatin Rekë-Vatë, aty ku po ndërtohet sot nga Qeveria Kurti.

Mos të harrojmë që aty ku u ndërtua Çerdhja e re nuk kishte as studim fizibiliteti dhe po ashtu u shkatërrua fusha sportive, investim nga EU Beautiful Kosova në vlerë 82.000 e**uro.

Çerdhja e re, vetëm çerdhe nuk është, edhe burgjet kanë hapësira gjelbëruese, ndërsa këtu fëmijët përpos që kanë qenë të rrezikuar nga shembja, nuk kanë as hapësirë gjelbëruese për tu argëtuar.

Kjo kastë politike zhvatëse, e paaftë për të mirëqeverisur, me mendësi të ngushtë, korruptive e pa vizion, e cila ka ngulfatur dhe e ka lënë Kaçanikun ndër qytetet më të pazhvilluara duhet sa më parë te ikë, para se nga projektet e dobëta e korruptive të ketë edhe viktima, të pësojnë qytetarët, ndër ta edhe fëmijët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit