Më 14 prill fillon “One Stop Shop” në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.04.2025, 09:08

MPB Maqedoni njofton opinionin se nga mesi i muajit prill (14.04.2025) zyrtarisht do të fillojë me funksionimin e kontrollit të përbashkët kufitar (One Stop Shop) me Kosovën, në pikën kufitare Bllacë e Poshtme – Elez Han.

Nga MPB thonë se ky hap paraqet realizim konkret të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, që synon lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, uljen e kohës së pritjes dhe rritjen e efikasitetit të kontrolleve kufitare.

Në muajin shkurt, ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Pançe Toshkovski dhe Xhelal Sveçla, inspektuan punimet në pikën kufitare “Bllacë” për të parë realizimin e projektit “One Stop Shop”.

Ata thanë se ky projekt do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, si dhe do të thellojë bashkëpunimin në mes dy vendeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit