Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Rrenxë të Dibrës, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, teksa i riu ishte duke punuar për shtrimin e një linje interneti. Gjatë punës, ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, çka ka rezultuar fatale për jetën e tij.
Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen verifikimet e nevojshme për të kuptuar më mirë shkaqet që çuan në këtë tragjedi.