Blerjet online vijojnë të jenë shqetësuese për qytetarët. Edhe pse kemi publikuar shpesh raste që tregojnë mungesën e përgjegjësisë nga disa faqe online, sërish rastet përsëriten. Një qytetare ka denoncuar një faqe që ofron shitje online për pajisje shtëpiake. Ajo tregon se kishte porositur një fshese elektrike, por kur e mori produktin, ai ishte i dëmtuar.
Pasi u mundua disa herë të kërkonte zëvendësimin e produktit ose ndihmë tjetër nga shërbimi i klientit, ajo ka theksuar se është bllokuar dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ajo ka theksuar se ka lënë komente për të paralajmëruar të tjerët mbi këtë situatë, në përpjekje për të marrë një zgjidhje, por pa rezultat.
Denoncimi
Psh JOQ Albania. Me poshtë po bej një denoncim për një faqe qe bën shitje online . Paisje shtëpiake. Bëra porosi një produkt. Produkti ishte i dëmtuar e provuar dukur me pare . Pasi u shkruajta disa here per zevendesim malli apo dicka tjeter me beren bllok. Kam komunikuar ne adresa te tjera dhe kane nje sjellje skandaloze. Duket qarte qellimi tyre. Te pakten mos e pesojne te tjeret. Nje fshese elektrike eshte.
Per kete u kam disa here qe ma zevendesoni me dicka dhe pastaj me beren bllok. Nuk eshte puna per 30 €. Por e kane misjon kete pune. U kam bere shume komente ne faqen e tyre mundesisht me nr tim te telefonit