Zhvillimi urbanistik në Shqipëri vijon me ritme të larta, teksa janë miratuar një sërë lejesh ndërtimi për komplekse turistike dhe struktura rezidenciale në disa prej zonave më të lakmuara të vendit.
JALË
Ndërkohë, në jug të vendit, në Jalë, shoqëria “Soleil and Sea” sh.p.k. ka marrë miratimin për ndërtimin e një kompleksi turistik, i cili do të përfshijë struktura hotelerie dhe shërbime të ndryshme.
Është planifikuar ndërtimi i “Kompleksit turistik, strukturës hoteliere dhe shërbimeve” me emrin “Nukli 2”, nga shoqëria zhvilluese “Soleil and Sea” sh.p.k.
Zyrtarisht nën pronësinë e kamufluar të Endri Mingollarit dhe Ardit Bajraktarit, por me pronar real Alban Xhillarin i cili ka përftuar një sipërfaqe të lakmuar prej 220 mijë metrash katrorë në Jalë.
Projekte të reja në Durrës: Marina dhe ndërtesa shumëkatëshe
Në Durrës, autoritetet kanë shqyrtuar dhe miratuar pesë leje ndërtimi të reja si dhe një ndryshim projekti për Marinën e Durrësit, duke konfirmuar ritmet e shpejta të zhvillimit në këtë zonë:
• Ndërtimi i infrastrukturës së “Marina & Jahtet e Durrësit” – Faza 1
• Ndërtesa banimi dhe shërbimesh me lartësi nga 1 deri në 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë
• Godinë banimi dhe shërbimesh me 1, 3, 6 dhe 18 kate mbi tokë
• Strukturë turistike me lartësi nga 1 deri në 11 kate dhe dy kate parkimi nëntokësor
• Ndryshim i projektit për punimet detare të Marinës së Durrësit