Banorët e Oparit: Prej 13 vitesh na premtoni rregullimin e rrugës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 31.03.2025, 14:06

Banorët e Oparit, një nga zonat më të bukura natyrale dhe historike të Shqipërisë, kërkojnë me urgjencë ndërhyrje për rehabilitimin e rrugës kryesore të zonës. Gjatë më shumë se 13 viteve, ata kanë marrë vetëm premtime për rregullimin e kësaj rruge, por asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë deri tani.

Gjendja e rrugës është jashtëzakonisht e amortizuar dhe ka krijuar vështirësi të mëdha për banorët, bizneset lokale dhe shërbimet publike. Kjo situatë ka sjellë izolim për komunitetin, duke penguar zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës. Mungesa e investimeve ka bërë që zona të mbetet e izoluar, dhe gjatë dimrit rruga bllokohet plotësisht, duke e bërë të pamundur kalimin dhe aksesin në shërbimet e nevojshme.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe rikonstruksionin e kësaj rruge, duke kërkuar që autoritetet përkatëse të mbajnë premtimet dhe të veprojnë për zgjidhjen e këtij problemi jetik. Ata shprehin shqetësimin për pasojat e rëndësishme që ka kjo situatë, duke përmendur si shembuj edhe vështirësitë për të arritur në qytetin e Korçës në rast emergjence shëndetësore.

Denoncimi

“Po te vesh ne Opar pa u car goma nuk shpëton. Opari eshte nje zone e cila njihet për bukuritë natyrore dhe historike. Por këtë shtet kemi, shtet i cili nuk mendon për njerëzit te cilët ndodhen ne zona te thella. Edhe po te behet ndonjë ndërtim 80% i hane për vete kryetari dhe administratori.

Drejtuar: Z. Elson Ruka, Administrator i Njësisë Administrative

Lënda: Kërkesë për rehabilitimin e rrugës së Oparit

I nderuar Z. Ruka,

Ne, banorët e Oparit, ju drejtohemi me këtë kërkesë për të sjellë në vëmendjen tuaj gjendjen tepër të rënduar të rrugës kryesore të zonës sonë. Për më shumë se 13 vite, kemi marrë premtime për rregullimin e saj, por asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë deri më sot.

Gjendja e rrugës është jashtëzakonisht e amortizuar, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për banorët, bizneset lokale dhe shërbimet publike. Mungesa e investimeve në infrastrukturë ka sjellë izolim për komunitetin tonë, duke penguar zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës.

Ne kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme për rikonstruksionin e kësaj rruge dhe mbajtjen e premtimeve të dhëna ndër vite. Shpresojmë që kërkesa jonë të merret seriozisht dhe të ndiqen hapa konkretë për zgjidhjen e këtij problemi jetik për zonën tonë. Ne dimër bllokohet komplet qe po u sëmur ndonjë s’ka shanse te vij ne qytet ne Korçë”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit