Studentet e konviktit të Vlorës po përballen me kushte të vështira sa i përket shërbimeve bazë, veçanërisht në lavanderi dhe higjienën e tualeteve. Sipas një studenteje që e ka adresuar problemin në faqen tonë, vetëm dy lavatriçe janë funksionale për të gjithë konviktin, ndërsa një e tretë është e papërdorshme, pasi nuk shtrydh dhe nuk lan, por qëndron e lidhur në prizë pa asnjë funksion.
Pjesa tjetër e lavatriçeve nuk është në gjendje pune, përfshirë edhe dy lavatriçe që ndodhen në sektorin industrial, të cilat nuk përdoren.
Megjithëse studentet paguajnë për çdo larje, këto të ardhura nuk po përdoren për riparimin e pajisjeve.
Përveç kësaj, edhe higjiena në tualete është një tjetër problem shqetësues. Pastrimi kryhet shumë rrallë dhe, në vend të një mirëmbajtjeje të rregullt, pllakat lahen çdo ditë vetëm me një leckë.
Mesazhi i plotë:
“Vetem lavatricja 1 dhe 2 punojnPer te gjith konviktin 3 nuk shtrydh dhe nuk lan e len ne priz kot Te tjerat nuk bejn Jan 2 lavatrice te industriales qe nuk i vem ne ne pune Paguajm dhe per cdo larje dhe leket nuk perdoren per rregullimin e lavatriceve Po por nuk na jep njeri pergjigje Gjendja e tualeteve Qe lahen shum rrall mir Dhe perdit vetem i japin nje leck pllakave”.