Një automjet ka mbetur i bllokuar që prej mëngjesit në një rrugë me një kah lëvizjeje, duke krijuar kaos në qarkullim dhe vështirësi për drejtuesit e tjerë të mjeteve.
Pavarësisht se Policia Bashkiake është njoftuar për situatën, deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për zgjidhjen e problemit.
Sipas një qytetari që na shkruan, rruga e bllokuar nuk ofron një dalje alternative për makinat, duke i detyruar drejtuesit të presin në radhë pa një zgjidhje të qartë.
Shkak është një gropë në rrugë, e krijuar që dy ditë më parë, e cila, sipas autoriteteve, nuk bie në juridiksionin e policisë.
Ndërkohë, qytetarët kërkojnë reagim urgjent nga institucionet për normalizimin e qarkullimit.
Mesazhi i plotë:
“Ka qe ne mengjes ka ngecur kjo makina, eshte njoftuar policia bashkiake po seshte dukur njeri Eshte kjo gropa, Policia tha qe nuk eshte pergjegjesia e policise Ka qe pardje ne mengjes, nderkohe kjo rruga eshte me nje sens dhe nuk kane ku dalin makinat”.