Ky është burri që u godit për vdekje nga një veturë në Bresje, sot i jepet lamtumira e fundit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.03.2025, 12:37

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar shoferi që dyshohet se ka goditur këmbësorin, ku si pasojë e plagëve ka vdekur në vendngjarje në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit ditor të së hënës, ku policia shton se i dërguari është dërguar në mbajtje, teksa trupi i viktimës do t’i nënshtrohet obduksionit. Personi që humbi jetën është S.M, rreth 63-vjeçar ndërkohë bëhet me dije se personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është E.B, 28-vjeçar.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Bresje, Fushë Kosovë / 30.03.2025 – 20:57. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit