Një turist grek ka pësuar një incident të rëndë gjatë një hedhjeje me parashutë pasi ka patur probleme teknike dhe ka rënë në det në zonën e Vlorës.
Sidoqoftë, një peshkatar, pavarësisht moshës së tij dhe kushteve atmosferike, ka reaguar menjëherë duke u nisur me gomonen e tij për të shpëtuar parashutistin.
Në kushte shumë të vështira, ku parashuta ishte ngatërruar dhe mbështjellë rreth trupit të turistit, peshkatari ka treguar guxim të jashtëzakonshëm duke nxjerrë personin nga uji dhe i ka dhënë ndihmën e parë.
Ky veprim heroik tregon se Shqipëria ka ende individë të jashtëzakonshëm, të gatshëm të ndihmojnë në situata të rrezikshme dhe të bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetë, pavarësisht kushteve të vështira.
Mesazhi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ nje turist Grek duke u hedhur me parashutë ka pasur probleme teknike edhe ka rene ne det ne Vlore. Zotëria peshkatar, pavarësisht se ne moshe, nuk hezitoi te shkonte me gomonen e tij ta nxirrte nga uji, ne kushte shume te vështira, pasi parashutë ishte mbështjellë dhe ngatërruar ne trupin e parashutistit. Shqipëria ka nevoje per heronj si ky peshkatar.