Voziste me shpejtësi 173 km/h në autostradën Gostivar-Tetovë, kallëzim penal ndaj 29-vjeçarit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.03.2025, 12:32

Dje në autostradën Gostivar-Tetovë, në stacionin e pagesës “Gostivar”, zyrtarët policorë kanë ndaluar Z.S. (29) nga fshati Vrutok i Gostivarit.

“Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor është konstatuar se Z.S ka qenë duke vozitur automjetin “Golf” me shpejtësi 173 kilometra në orë në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë.

Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për drejtim të automjetit në mënyrë të pakujdesshme”, njoftojnë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit