Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon, rritja mund të kthehet në bumerang

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 31.03.2025, 12:14

Plani trevjeçar i rritjes së pagave ka sjellë zhvendosje në nivelin e pagave në sektorin publik. Në tremujorin e fundit të 2024-ës, grupi më i madh i punonjësve ishte ai me paga bruto 60.001-95.000 lekë (24.6%). Ndërkohë, përqindja e të punësuarve me pagë minimale ra në 14.2%, nga 26% një vit më parë. Rritje pati edhe në kategoritë me paga më të larta, sidomos mbi 120.000 lekë në muaj, që arriti 14.1% të totalit.

Paga mesatare mujore bruto u rrit me 11.2% në 83.401 lekë në tremujorin e fundit të 2024-ës. Rritja ishte më e theksuar në sektorin publik (+14.3%), duke arritur në 100.400 lekë, ndërsa në sektorin privat paga mesatare u rrit me 9.5%, duke arritur në 76.000 lekë.

Qeveria synon që paga minimale të arrijë në 500 euro në 2026-ën, por rritja e pagave pa produktivitet mund të ndikojë negativisht, duke rritur kostot e prodhimit dhe ulur konkurrueshmërinë. Ndërmjet 2022-2023, rritja e pagës minimale shkaktoi largimin e klientëve të huaj nga industria përpunuese. Pavarësisht rritjeve, Shqipëria mbetet vendi me pagat më të ulëta në Ballkan dhe Evropë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR

Kush meriton të quhet “Harami i muajit Mars”?

  •  Irdi dhe Enea, të rinjtë që i thyen kafkën me gur shurdhmemecit 44-vjeçar
    Irdi dhe Enea, të rinjtë që i thyen kafkën me gur shurdhmemecit 44-vjeçar
    Dy të rinjtë nga Lushnja, njëri 17 dhe tjetri 20, dhunuan 44-vjeçarin Fabjol Hysi dhe i çanë kafkën me gurë pasi sipas tyre, Hysi shurdhmemec i kishte sharë. Dy të rinjtë u arrestuan, por Enea Korreshi u la i lirë pasi është kushëriri i Elton Korreshit, kandidat i PS për deputet në Lushnje
    979 Vota
  • Anila Denaj: Ministre Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
    Anila Denaj: Ministre Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
    Ministrja e Bujqësisë e cila në dimër ushqeu shqiptarët me 10 ton mandarina me pesticide dhe në pranverë me 18 ton fileto pule me salmonelë. Pavarësisht këtyre skandaleve të njëpasnjëshme, ministrja vazhdon e qetë detyrën e saj, kërkon edhe një mandat si deputete, dhe jep intervista e buzëqeshur sikur asgjë mos të ketë ndodhur
    262 Vota
  •  Shqiptari në Greqi vrau bashkëshorten dhe veten
    Shqiptari në Greqi vrau bashkëshorten dhe veten
    Një 53-vjeçar shqiptar, baba i dy fëmijëve vrau me thikë, duke e goditur disa herë në trup bashkëshorten e tij dhe më pas u hodh nga ballkoni i banesës ku jetonte në Selanik. Pavarësisht transportit në spital, shqiptari nuk mundi të mbijetonte
    79 Vota
  • AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit)
    AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit)
    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që punën e bën vetëm në rrjete sociale, pasi kurrë nuk del në terren për të kontrolluar marketet, dyqanet dhe kioskat për produktet e skaduara dhe jashté çdo standardi që shesin. Pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme të shqiptarëve, AKU mbyll sytë dhe veshët dhe vijon gjumin
    172 Vota
  • Shoferi që shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 4 të rinjtë
    Shoferi që shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 4 të rinjtë
    Aleksandër Krrashi ndodhet në burg pasi betonierja e tij u bë shkak për një aksident tragjik ku 4 të rinj humbën jetën. 24-vjeçari drejtonte betonieren pa patentë dhe ndalimi në rrugë pa bllokazh solli përplasjen e fortë të “Audit” ku të rinjtë lëviznin me shumë shpejtësi.
    353 Vota
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit