Kontabilistët dhe punonjësit e tatimeve janë në punë sot pasi data 31 mars është afati i fundit për dorëzimin e bilanceve për të ardhurat vjetore.
Por që prej orës 09:00, ata janë duke u përballur me një problem të madh, pasi sistemi i e-filing për dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) është i bllokuar e nuk punon, ashtu si e dhe para 3-4 ditëve.
Punonjësit thonë se ky sistem, që është i domosdoshëm për dorëzimin e bilanceve sot është plotësisht i papërdorshëm, duke lënë shumë kontabilistë dhe biznese të paaftë për të dorëzuar dokumentet brenda afatit.
Disa profesionistë kanë dyshime se ky bllokim mund të jetë i qëllimshëm, për të krijuar mundësi për vendosjen e gjobave për ata që nuk dorëzojnë në kohë pasi gjoba për bilancet në tatime është 10.000 lekë dhe duke qenë se data 31.03.2024 është dhe data e fundit e deklarimit DIVA, kjo e ka gjobën 3.000 lekë.
Kontabilistët dhe bizneset kërkojnë reagim urgjent nga autoritetet tatimore për të zgjidhur problemin dhe për të shmangur penalizimet që mund të shkaktohen nga kjo situatë teknike. Pasojat e bllokimit të sistemit mund të jenë të ndjeshme, duke i bërë ata që përpiqen të përmbushin detyrimet ligjore të përballen me vështirësi të mëdha dhe ndoshta gjoba të paarsyeshme.
Denoncimi nr.1
Pershnetje, sistemi i efiling per te dorezuar DIVA ka 2 3 dit qe nuk punon dhe nxjerr errore nga me te ndryshmet, sot eshte bllokuar komplet. Sigurisht per tatimet eshte e leverdisshme keshte sepse nga neser te gjithe paguajm 3000 lek te reja vetem gjobe.
Denoncimi nr.2
Pershendetje. Ndjese per shqetesimin , por ne kontabilistet kemi nje problem. Nuk punon faqa tatimeve dhe maximumi dorezimi i bilanceve eshte neser. Gjoba per mos dorezim ne afat kohor eshte 10,000 leke. Gjoba per bilancet ne tatime eshte 10.000 leke. Nderkohe qe ne daten 31.03.2024 eshte dhe data e fundit e deklarimit DIVA, qe kjo e ka gjoben 3.000 leke. Te dyja dorezohen ne tatime, ne portal e filing
Denoncimi nr.3
Miredita, Faqa e tatimeve sot! Ka qysh ne oren 9 keshtu. Nderkohe kemi per te deklaruar bilancet...me taksat tona ky shtet tallet me ne.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Kush meriton të quhet “Heroi i muajit Mars”?
Peshkatari që shpëtoi parashutistin në det
Një i moshuar, peshkatar i shpëtoi jetën ditën e djeshme një parashutisti grek që kishte rënë në det për shkak të një problemi teknik. Pavarësisht kushteve atmosferike, peshkatari nga Vlora mori gomonen e tij dhe doli në det për të shpëtuar parashutistin, i cili kishte mbetur i bllokuar në parashutë
403 Vota
Shqiptarja në Greqi që bashkoi Indritn me familjen
Një shqiptare në Kostur të Greqisë ndihmoi një bashkatdhetar të bashkohej me familjen pasi prej muajsh jetonte i vetëm në një shtëpi të braktisur e rrënuar në Mavrochori. Indrit Veseli prej muajit gusht jetonte në Greqi, pa patur asnjë kontakt me familjen apo ndihmë prej tyre. Falë publikimit në JOQ dhe ndihmës së shqiptares, Indrit u bashkua me familjen
72 Vota
Qytetari që shpëtoi shoferin që humbi ndjenjat në timon dhe u aksidentua
Një qytetar i shpëtoi jetën një shoferi i cili teksa lëvizte me makinë humbi ndjenjat dhe kontrollin e automjetit duke u aksidentuar. Ngjarja ndodhi në mes të Tiranës, por vetëm qytetari vrapoi duke kaluar rrugën për të shpëtuar shoferin, ndërsa të tjerët vazhduan rrugën e tyre sikur asgjë mos të kishte ndodhur
781 Vota
I riu nga Kavaja që shpëtoi nënë e bir nga qeni
Një nënë nga Kavaja falenderoi nëpërmjet JOQ një djalë të ri i cili e shpëtoi atë dhe djalin e saj nga kafshimi i një qeni endacak në rrugë.
201 Vota
Kush meriton të quhet “Harami i muajit Mars”?
Irdi dhe Enea, të rinjtë që i thyen kafkën me gur shurdhmemecit 44-vjeçar
Dy të rinjtë nga Lushnja, njëri 17 dhe tjetri 20, dhunuan 44-vjeçarin Fabjol Hysi dhe i çanë kafkën me gurë pasi sipas tyre, Hysi shurdhmemec i kishte sharë. Dy të rinjtë u arrestuan, por Enea Korreshi u la i lirë pasi është kushëriri i Elton Korreshit, kandidat i PS për deputet në Lushnje
955 Vota
Anila Denaj: Ministre Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ministrja e Bujqësisë e cila në dimër ushqeu shqiptarët me 10 ton mandarina me pesticide dhe në pranverë me 18 ton fileto pule me salmonelë. Pavarësisht këtyre skandaleve të njëpasnjëshme, ministrja vazhdon e qetë detyrën e saj, kërkon edhe një mandat si deputete, dhe jep intervista e buzëqeshur sikur asgjë mos të ketë ndodhur
252 Vota
Shqiptari në Greqi vrau bashkëshorten dhe veten
Një 53-vjeçar shqiptar, baba i dy fëmijëve vrau me thikë, duke e goditur disa herë në trup bashkëshorten e tij dhe më pas u hodh nga ballkoni i banesës ku jetonte në Selanik. Pavarësisht transportit në spital, shqiptari nuk mundi të mbijetonte
76 Vota
AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit)
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që punën e bën vetëm në rrjete sociale, pasi kurrë nuk del në terren për të kontrolluar marketet, dyqanet dhe kioskat për produktet e skaduara dhe jashté çdo standardi që shesin. Pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme të shqiptarëve, AKU mbyll sytë dhe veshët dhe vijon gjumin
165 Vota
Shoferi që shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 4 të rinjtë
Aleksandër Krrashi ndodhet në burg pasi betonierja e tij u bë shkak për një aksident tragjik ku 4 të rinj humbën jetën. 24-vjeçari drejtonte betonieren pa patentë dhe ndalimi në rrugë pa bllokazh solli përplasjen e fortë të “Audit” ku të rinjtë lëviznin me shumë shpejtësi.