Lushnje/ Hajdutët grabisin kasafortën e një biznesi dhe një furgon, gjatë arratisjes bien në kanal

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.03.2025, 10:08

Një biznes në afërsi të Golemit, Lushnje, ka rënë pre e një grabitje gjatës natës.

Sipas informacioneve paraprake, hajdutët kanë hyrë në objektin e thertores dhe kanë vjedhur kasafortën, si dhe kanë marrë një nga furgonat e kompanisë për të transportuar të mirat e vjedhura.

Pas realizimit të vjedhjes, hajdutët janë munduar të largohen me furgonin e vjedhur, por gjatë largimit kanë dalë nga rruga dhe kanë rënë në një kanal kullues në dalje të fshatit Golem i Vogël, drejt autostradës.

Pavarësisht aksidentit, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet tjetër dhe kanë vazhduar rrugën në drejtim të autostradës Lushnje-Rrogozhinë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka realizuar ekspertizën, duke dokumentuar prova të mundshme që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu, janë duke u analizuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë nga bizneset e afërta për të zbardhur më tej dinamikën e ngjarjes dhe për të zbuluar mjetin që autorët përdorën gjatë vjedhjes.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa policia është angazhuar për të kapur autorët dhe për të sqaruar plotësisht ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit