Qoftja në Burger King i doli e mykur, qytetari: Më thanë se mishi është 100% i freskët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.03.2025, 09:20

Një konsumator është përballur me një incident shqetësues pasi porositi një menu "Burger King" nëpërmjet "Wolt", platformës së shpërndarjes së ushqimit.

Ai ka treguar për JOQ ALBANIA se qoftja me mish e njërës prej hamburgerave, në fast-foodin që pretendon se sjell të njëjtin cilësi me ato amerikane e europiane, rezultoi e mykur, e tharë dhe jashtë çdo standardi.

Para se ta konsumonte ai vendosi ta hapte burgerin për të parë përmbajtjen e tij, por kur vuri re gjendjen e qoftes u alarmua dhe kërkoi menjëherë llogari te Burger King. Këta të fundit duke deklaruar se produktet e tyre janë 100% të freskëta dhe me cilësinë më të mirë, vendosën të rimbursojnë konsumatorin me vlerën e burgerit të porositur.

Por sërish qytetari thotë se ky rast ngre shqetësime serioze për higjienën e ushqimit në këtë vend ku konsumohet ushqim kryesisht nga të rinjtë dhe kërkoi marrjen e masave të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse, pasi raste të tilla nuk duhet të përsëriten më, ashtu siç po ndodh vazhdimisht.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje, doja te denoncoja mishin tek Burger King, eshte i mykur kudo. Nuk po dime me çfare po ushqehemi. U ankova dhe me thane qe mishi eshte i fresket 100% po nuk duket ashtu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit