Një tjetër problem infrastrukturor i shtohet listës së pafundme të denoncimeve që mbërrijnë në redaksinë e JOQ Albania. Këtë herë, një qytetar nga Astiri ka denoncuar gjendjen skandaloze të rrugës 'Marije Kraja', e cila është e mbushur me gropa dhe po dëmton makinat e banorëve të zonës.
Sipas tij, pavarësisht ankesave të shumta drejtuar Bashkisë së Tiranës, asnjë masë nuk është marrë për të riparuar rrugën, duke e lënë në një gjendje të mjerueshme. Ai apelon për ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse.
Denoncimi i plotë i qytetarit:
"Përshëndetje JOQ! Kjo rrugë është shumë e keqe, po prishim makinat çdo ditë. Kemi lajmëruar bashkinë dhe nuk kanë marrë asnjë lloj mase. Ju lutemi postojeni dhe bashkia të marrë ndonjë masë për rrugën. Jemi në Astir, te rruga 'Marije Kraja'."
Problemet infrastrukturore të denoncuara nga qytetarët në redaksinë tonë janë të panumërta, duke treguar qartë se si institucionet kanë keqmenaxhuar dhe keqpërdorur taksat e qytetarëve. Ndërkohë që fondet publike deklarohen për investime, realiteti në terren është krejt ndryshe – rrugët mbeten me gropa, qytetarët dëmtojnë makinat, dhe institucionet heshtin.
A do të reagojë Bashkia e Tiranës këtë herë, apo edhe ky problem do të mbetet i pazgjidhur?