Për më shumë se 30 vjet banorët e nga Vukpalaj në Vermosh përballen me mungesë të energjisë elektrike, pothuajse 70% të kohës ata janë pa furnizim. Banorët e kësaj zone kanë denoncuar në redaksinë tonë gjendjen e amortizuar te rrjetit elektrik i cili është i vjetër dhe i degraduar. Ata kërkojnë një reagim urgjent nga OSHEE dhe kërkojnë që të ndërmerren masa për rinovimin e rrjetit elektrik dhe përmirësimin e kushteve për furnizimin me energji.
Një denoncues shkruan:
Miq shprehu shqetesimin tim si ni banor i Vukpalajve kemi 30 vjet qe shpehim shqetesimin tone per energjin elektrike Vukpalaj-Vermosh 70% te kohes pa energji elektrike sot jemi pa energji elektrike qe prej ores 3 te mengjesit pa asni njoftim nga OSHEE kemi rrjetin e amortizuar ni problem sa do i vogel ne vermosh mbesim pa energji elektrike Vukpalaj-Vermosh sot kerkoje ni pergj nga OSHEE Tirane per kyt problem kemi 30 vjet me shtylla e tela te degraduar jemi ne 2025 vuajme akoma mungesen e energjis elektrike, Vukpalaj malesi e madhe