Edhe pse vilat luksoze shtohen dita-ditës te Liqeni i Farkës, dhe qytetarët denoncojnë shpeshherë kushtet e shëtitores, kafshët e ngordhura, papastërtinë apo rrezikun nga dërrasat e thyera, sërish mbetet një ndër destinacionet e pakëta ku mund të ndjesh natyrën dhe të jesh pranë saj.
Një qytetar që ditën e sotme doli nga liqeni për një shëtitje është përballur me një problematikë tepër shqetësuese.
Ai thotë se në shëtitoren ku janë vendosur disa kabina prej druri për të pushuar, njërën prej tyre duket se e ka rrëzuar era dhe askush nuk është kujtuar ta rregullojë.
Ai i bën thirrje Bashkisë Tiranë që “të dalë një shëtitje” nga liqeni i Farkës dhe të shohë se çfarë bëhet pasi nëse kjo kabinë do rrëzohej teksa njerëzit ishin të ulur, do kishte pasoja të rënda.
Kjo problematikë nxjerr në pah papërgjegjshmërinë e bashkisë për “investimet publike” por edhe abuzimet me tenderat dhe cilësinë e punimeve.