14-vjeçari krijon aplikacionin që zbulon sëmundjet e zemrës për vetëm 7 sekonda

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.03.2025, 20:44

Një nxënës indian që jeton në SHBA, Siddharth Nandyala, vetëm 14 vjeç, ka zhvilluar një aplikacion të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, të quajtur ‘CircadiaV’, i cili mund të zbulojë sëmundjet e zemrës brenda vetëm shtatë sekondave.

I impresionuar nga kjo arritje, kryeministri i Andhra Pradesh, N. Chandrababu Naidu, e ftoi Siddharthin në zyrën e tij për të diskutuar mbi aplikacionin dhe veçoritë e tij.

Babai i Siddharthit, Mahesh, me origjinë nga Anantapur, u shpërngul në SHBA në vitin 2010. Gjatë vizitës në zyrën e kryeministrit, ata u shoqëruan nga ministri i Shëndetësisë, Satya Kumar Yadav.

Sipas profilit të tij në LinkedIn, Siddharth është një sipërmarrës i ri në fushën e teknologjisë dhe themelues i STEM IT, një iniciativë që promovon edukimin në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM) në mbarë botën. Ai ndihmon studentët të mësojnë rreth kodimit, robotikës dhe inteligjencës artificiale, duke i frymëzuar ata të përdorin teknologjinë për inovacion.

Në një postim në platformën sociale ‘X’, kryeministri Naidu shkroi:

"Ky 14-vjeçar e ka bërë më të lehtë zbulimin e problemeve të zemrës! Jam i lumtur që takova Siddharth Nandyala, një entuziast të ri të AI nga Dallas, i cili është gjithashtu profesionisti më i ri në botë i certifikuar për inteligjencën artificiale, me çertifikime nga Oracle dhe ARM."

Ai shtoi se aplikacioni Circadian AI përfaqëson një arritje të rëndësishme mjekësore, duke zbuluar sëmundjet kardiovaskulare nëpërmjet regjistrimeve të tingujve të zemrës nga telefoni. Me një saktësi mbi 96%, teknologjia e tij është testuar mbi 15,000 pacientë në SHBA dhe 700 pacientë në Indi, përfshirë edhe në GGH Guntur.

"Jam shumë i impresionuar nga talenti dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i Siddharthit për të përdorur teknologjinë në dobi të njerëzimit. Në një moshë kaq të re, ai është një frymëzim për të gjithë ne. E inkurajoj me gjithë zemër të ndjekë pasionin e tij për teknologjinë mjekësore dhe i siguroj mbështetjen tonë të plotë në çdo përpjekje të tij," theksoi Naidu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR

Kush meriton të quhet “Harami i muajit Mars”?

  •  Irdi dhe Enea, të rinjtë që i thyen kafkën me gur shurdhmemecit 44-vjeçar
    Irdi dhe Enea, të rinjtë që i thyen kafkën me gur shurdhmemecit 44-vjeçar
    Dy të rinjtë nga Lushnja, njëri 17 dhe tjetri 20, dhunuan 44-vjeçarin Fabjol Hysi dhe i çanë kafkën me gurë pasi sipas tyre, Hysi shurdhmemec i kishte sharë. Dy të rinjtë u arrestuan, por Enea Korreshi u la i lirë pasi është kushëriri i Elton Korreshit, kandidat i PS për deputet në Lushnje
    690 Vota
  • Anila Denaj: Ministre Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
    Anila Denaj: Ministre Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
    Ministrja e Bujqësisë e cila në dimër ushqeu shqiptarët me 10 ton mandarina me pesticide dhe në pranverë me 18 ton fileto pule me salmonelë. Pavarësisht këtyre skandaleve të njëpasnjëshme, ministrja vazhdon e qetë detyrën e saj, kërkon edhe një mandat si deputete, dhe jep intervista e buzëqeshur sikur asgjë mos të ketë ndodhur
    171 Vota
  •  Shqiptari në Greqi vrau bashkëshorten dhe veten
    Shqiptari në Greqi vrau bashkëshorten dhe veten
    Një 53-vjeçar shqiptar, baba i dy fëmijëve vrau me thikë, duke e goditur disa herë në trup bashkëshorten e tij dhe më pas u hodh nga ballkoni i banesës ku jetonte në Selanik. Pavarësisht transportit në spital, shqiptari nuk mundi të mbijetonte
    58 Vota
  • AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit)
    AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit)
    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që punën e bën vetëm në rrjete sociale, pasi kurrë nuk del në terren për të kontrolluar marketet, dyqanet dhe kioskat për produktet e skaduara dhe jashté çdo standardi që shesin. Pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme të shqiptarëve, AKU mbyll sytë dhe veshët dhe vijon gjumin
    110 Vota
  • Shoferi që shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 4 të rinjtë
    Shoferi që shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 4 të rinjtë
    Aleksandër Krrashi ndodhet në burg pasi betonierja e tij u bë shkak për një aksident tragjik ku 4 të rinj humbën jetën. 24-vjeçari drejtonte betonieren pa patentë dhe ndalimi në rrugë pa bllokazh solli përplasjen e fortë të “Audit” ku të rinjtë lëviznin me shumë shpejtësi.
    246 Vota
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit