Një mesazh shqetësues ka mbërritur në redaksinë tonë, ku një qytetar ka denoncuar një rast të papërshtatshëm në Rr. Vangjush Furxhi, ku një makinë policie është parkuar pa të drejtë, duke bllokuar kalimin për këmbësorët.
Në mesazhin e tij, qytetari thekson se polici, i cili ka shtëpinë aty, ka bllokuar rrugën e Çerdhes nr. 47 dhe të kopështit dhe ka vështirësuar kalimin dhe lëvizjen e karrocave në ditë me shi.
Kjo situatë ka krijuar vështirësi për qytetarët dhe bëjmë thirrje që të merren masat e nevojshme nga autoritetet përkatëse.
Mesazhi i qytetarit:
"Shefi, i cili ka shtëpinë aty, parkon dhe bllokon rrugën e Çerdhes nr. 47 dhe të kopështit në mes të shiut, në Rr. Vangjush Furxhi, duke krijuar vështirësi për daljen e karrocave."