Qytetari në Tiranë gjen një copë qelqi në komposton e kumbullës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.03.2025, 19:27

Një qytetar në Tiranë ka raportuar një rast shqetësues. Ai ka gjetur një copë qelqi të madhe brenda një kompostoje kumbulle kur po e konsumonte.

Sipas tij, prania copës së qelqit tregon papërgjegjshmëri nga ana e prodhuesve. Ata duhet të sigurojnë cilësinë dhe sigurinë e produkteve të tyre përpara se t’i nxjerrin në treg.

Raste të tilla duhen raportuar dhe trajtuar me seriozitet nga autoritetet përkatëse, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen.

Mesazhi i qytetarit:

"Duke konsumuar komposto kumbulle, gjeta brenda një copë qelqi mjaft të madhe, të cilën për pak e gëlltita. Kjo është një papërgjegjshmëri e madhe. Shpresoj ta merrni në konsideratë ankesën time, në mënyrë që të ndihmojmë edhe njerëz të tjerë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit