Ryanair ka arritur një rekord historik në industrinë ajrore, duke regjistruar 200 milionë pasagjerë në vitin 2024. Mes destinacioneve me rritjen më të shpejtë është edhe Shqipëria, e cila po kthehet në një pikë kyçe për turizmin në Evropë.
![]()
Në një intervistë për CNN, CEO i Ryanair, Michael O’Leary, e vlerësoi Shqipërinë si një nga tregjet më premtuese për zgjerimin e kompanisë.
“Tregjet tona me rritjen më të shpejtë këtë vit janë Maroku dhe Shqipëria. Këto janë dy destinacionet jashtë BE-së, ku nuk ka tarifa ETS për fluturime. Kjo do të thotë që udhëtimet për në Shqipëri dhe Marok janë më të lira se në Greqi apo Ishujt Kanarie.”
![]()
Ky vlerësim vjen vetëm pak muaj pas nisjes së fluturimeve të Ryanair nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, një projekt i Kastrati Group, i cili po sjell më shumë lidhje ndërkombëtare, mundësi për qytetarët dhe rritje ekonomike për vendin.