ASHK Sarandë u bllokon tokat banorëve, ankohuni në Tiranë!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.03.2025, 18:56

Një qytetar nga Borshi ka ngritur shqetësimin e tij për një masë kufizuese që ka bllokuar pronat e gati 50 familjeve në fushën e Qazim Palit. Ai theksoi se, edhe pse kjo masë kufizuese ishte për një periudhë shumë e shkurtër kohore kanë kaluar gati gjashtë muaj dhe toka e tyre është ende e kufizuar.

Familjet që janë prekur nga ky problem janë të shqetësuara për mundësinë që ky bllokim të vazhdojë për një periudhë të gjatë, ndoshta edhe për 20-30 vite. Ata kanë kërkuar ndihmën e një avokati, por, siç thonë, kanë hasur vështirësi të mëdha për të gjetur zgjidhje. Për më tepër, ata shprehen se, kur shkojnë te ASHK Sarandë dhe institucionet përkatëse, ato “pasojnë topin” nga njëra institucion në tjetrin, duke krijuar një ngërç burokratik që ka zgjatur shumë.

Në këtë rast, këto prona janë privatizuar sipas ligjit 7501, dhe qytetarët shprehen të pasigurt në lidhje me të ardhmen e pronave të tyre, për të cilat janë paguar dhe kanë të drejtë ligjor që t'i përdorin pa pengesa. A do të ketë një zgjidhje për këtë ngërç dhe si mund të rregullohen këto çështje, mbetet për t'u parë.

Ndër të tjera qytetari shprehet:

Jemi gati 50 familjeve ne Borsh po na cenohen pronat, jemi vënë në dijeni nga ASHK-ja Sarandë për një masë kufizuese, e cila do të vazhdonte për një periudhë kohe shumë të shkurtër dhe do të hiqej, për rishqyrtimin e pronë, por kanë kaluar gati gjashte muaj dhe tokat tona janë të kufizuara.

Rrezikojnë që të qëndrojnë në të tillë gjendje pra të bllokuara edhe 20 apo 30 vite. Ne i kemi bere problem avokati po has vështirësi. Shkojmë te ASHK por te gjitha institucionet ia pasojnë njeri-tjetrit. Ne e kemi marrë këtë pronë me ligjin 7501, më pas i kemi privatizuar. Behet fjale për gjithë fushën e Qazim Palit. Gati 50 familje që i është bllokuar prona

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit