Vëllezërit Hysa “zhysin” në baltë banorët e fshatit Lenie në Gramsh

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.03.2025, 18:07

Një denoncim shqetësues ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë nga banorët e fshatit Lenie në Gramsh.

Sipas tyre, ndërtimi i një hidrocentrali në këtë zonë nga firma “Vëllezërit Hysa” ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë. Mjetet e rënda që kryejnë punimet kanë shkatërruar rrugën kryesore të fshatit, duke e bërë pothuajse të pakalueshme për banorët.

“Ndertimi i nje ect ne fshatin lenije bashkia gramsh ku ndertusi i firmes te ect jan vllezrit hysaj qe kan shkatru rrugen osh bo e pa kalushme per banort e fshati me makina”, shkruajnë ata.

Në pamjet e mbërritura në redaksi, duken qartë mjetet e tonazhit të rëndë që punojnë edhe në ditët me shi, ndërsa rruga është mbushur me gropa dhe baltë, duke e bërë të vështirë lëvizjen e banorëve.

Banorët i bëjnë thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë sa më parë për të zgjidhur këtë situatë dhe për të rikthyer normalitetin në jetën e tyre të përditshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit