Një qytetar ka ngritur një problematikë shqetësuese që shumë konsumatorë nuk mund ta kenë vënë re në faturën e dritave. Sa faturoheni për hapësirat e përbashkëta?
Abuzimi me faturimin për ambientet e përbashkëta, duke akuzuar drejtpërdrejtë faturuesit që duke marrë pagesa nën dorë disa nuk i faturojnë dhe disa të tjerë po. Dy abonentë me konsum të ngjashëm (121 KWH dhe 118 KWH) kanë fatura të ndryshme, njëri me faturim për ambientet e përbashkëta dhe tjetri pa faturim, pavarësisht nga konsumi i ngjashëm.
Ky është një shembull i qartë i një sistemi të padrejtë dhe të pavendosur që ndihmon abuzuesit. Kur qytetarët përpiqen të ankohen për gabime në faturim, ankesat e tyre nuk regjistrohen në sistem ose nuk merret parasysh asnjë veprim konkret. Sporteli pretendohet se e merr ankesën, por ajo nuk regjistrohet, ndërsa telefoni i shërbimit të ankesave është i papërgjegjshëm dhe faqja online tregon një gabim (ERROR).
Qytetari shkruan:
“Nuk hyhet ne Evropë me abuzime dhe individë qe vjedhin dhe abuzojnë ne kurriz te tjetrit. Është bere e modës qe n.q.s. ke mik faturuesin e OSHEE apo i jep ndonjë lek nën dore nuk te vendos KWH për ambientet e përbashkëta. Me ligj n.q.s. shikohet qe ka konsum KËH sahati i vendoset dhe një vlere konsumi për ambientet e përbashkëta . Përfitojnë disa ne kurriz te te tjerëve. këta individë qe vetëm abuzojnë dhe pranojnë lek nen dore per te abuzuar me sistemin e faturimit.
Shikoni këtë fature e një te afërmi, 121 kwh dhe i ka ngarkuar për ambiente te përbashkëta 35kwh. Këtij abonenti me konsum 118 kwh, 0 faturim për ambiente te përbashkëta.
Ky ishte shembull i dy faturave me harxhim te njëjtë KWH ku njërës i faturohet ambient i përbashkët dhe tjetrës jo.Kush konsumon me shume gjate muajit i faturohet dhe me shume kwh për ambiente te përbashkëta.
Ankesat nuk merren parasysh. Shkon tek sporteli bën sikur e merr ankesën dhe nuk e regjistron ne sistem Telefoni i ankesave OSHEE nuk funksionon. Tek faqja online, këndi ankesave ta nxjerr faqen ERROR”