Sonte ndërrohet ora

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.03.2025, 16:33

Këtë të diel, që është e diela e fundit e muajit mars, do të hyjmë në llogaritjen verore të kohës.

Kështu, ndryshimi i orës do të ndodhë në orën 03:00 të mëngjesit, kur akrepat do të shkojnë një orë përpara.

Për të gjithë ata që pyesin nëse këtë ditë do të flemë një orë më shumë apo më pak, ju tregojmë se përgjigja është kjo e fundit.

Pra, nëse do të bini në gjumë në orën 00:00 të natës dhe mendoni të zgjoheni në orën 08:00 të mëngjesit, nuk keni bërë 8 orë gjumë, por 7.

Llogaritja verore e kohës është praktika e kalimit të akrepave me një orë përpara për të shfrytëzuar sa më shumë dritën e ditës të disponueshme gjatë verës, rrjedhimisht që errësira të bjerë në një orë më të vonë.

Kjo llogaritje përfundon të dielën e fundit të tetorit ku nga 03:00, akrepat e orët do të kthehen një orë mbrapa në orën 02:00, duke iu rikthyer kohës standarde.

Pak vite më parë u përfol për një ndalim të ndryshmit të orës. Por masa e shfuqizimit të tij, e miratuar në Bashkimin Evropian, nuk është zbatuar. Në mars 2019, Parlamenti Evropian votoi pro përfundimit të kësaj praktike, të rregullimit të orës me një orë në pranverë dhe vjeshtë, me synim zbatimin e saj në vitin 2021. Megjithatë, siç tregon gjithçka, për momentin jemi ende larg zbatimit të masës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit