Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë vështirësitë që po has që në muajin dhjetor me licencat e taksive. Afati për lëshimin e licencave është 45 ditë për taksitë elektrike, nga dita e aplikimit, por kanë kaluar gati tre muaj dhe asnjë përgjigje nuk i është dhënë nga bashkia.
Qytetari thotë se është detyruar t’i paguajë shoferët edhe pse ata nuk i lëvizin dot taksitë pa licencë. Ai shton se sa herë shkon për t’u interesuar i thonë që nuk i ka firmosur kryetari, duke mos i dhënë asnjë informacion të qartë.
Sot në Bashkinë e Tiranës, nëse një prej jush vjen dhe kërkon licencë për taksi 100 për qind elektrike, e merr licencën për 24 orë. Pse po e bëjmë këtë, pikërisht për të inkurajuar dikë që do të futet në treg me një transport më të pastër.- tha dikur kryetari i Bashkisë së Tiranës, që aktualisht ndodhet pas hekurave.
Qytetarit që ngre këtë shqetësim i është bërë dëm financiar pasi është detyruar të paguajë shoferët për një shërbim që nuk mund të ofrohet, për shkak të mungesës së licencave. Vonesa e licencave sjell favorizim për kompanitë që janë aktuale në treg, kjo pengon konkurrencën e lirë duke ngritur dydhime nëse kjo vonesë është e qëllimshme. Fakti që një qytetar shkon vazhdimisht për të kërkuar informacion dhe nuk merr një përgjigje të qartë, është një mungesë përgjegjësia nga ana e institucionit, që i lë qytetarët çdo ditë pas porte.
Denoncimit i qytetarit
Përshëndetje Joq,
Doja te bej një denoncim për bashkinë e Tiranës ju lutem ta publikoni. Kemi aplikuar për licensë taksish qe ne dhjetor dhe ende nuk kanë dal. Ndërkohë qe max i fazës se pare zgjat 45 dite për taxi elektrike. Na sorollatin çdo dite dhe asnjë përgjigje nuk marrim. Kemi 2muaj paguajmë shoferët kot se kemi frik se nuk gjejmë dot te tjerë. Ndërkohë që bashkia fle gjumë. Gati çdo dite shkoj, thonë nuk e ka firmosur kryesori. Nuk është se na sqarojnë shumë