Autobusin e pasagjerëve në Rrogozhinë mund ta lënë gomat rrugës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.03.2025, 14:43

Një incident shqetësues është raportuar sot pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës, ku një furgon pasagjerësh është vërrejtur duke lëvizur në mënyrë të pasigurt në rrugë.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, duket qartë se goma e djathtë e pasme e furgonit lëviz në mënyrë të çrregullt, duke rrezikuar jo vetëm sigurinë e pasagjerëve, por edhe atë të përdoruesve të tjerë të rrugës.

“Përshëndetje JOQ! Ja siguria e automjeteve në Shqipëri. Anonim të lutem”, shkruan një qytetare.

Ky rast ngre shqetësime mbi sigurinë e transportit ndërqytetas me furgon, veçanërisht në një kohë kur aksidentet rrugore vazhdojnë të marrin jetë njerëzish.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit