Flet babai i 17-vjeçarit të plagosur: Djalit i bënin presion, më gënjeu mua dhe policinë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 29.03.2025, 13:50

Prej ditës së premte, 17-vjeçari i përfshirë në një sherr adoleshentësh në Sarandë, po trajtohet në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, pasi thika nuk ka prekur organet jetësore. I riu ka marrë tre goditje me thikë, në stomak dhe në këmbë.

I ati tregon se konflikti ka nisur më 22 mars, kur ai është sulmuar me levë nga të njëjtët persona. Megjithatë, nga frika e kërcënimeve, ai u kishte thënë familjarëve dhe policisë se ishte rrëzuar nga shkallët.

"Njiheshin, jetojnë në të njëjtën lagje. Djali fillimisht e fshehu të vërtetën nga frika, pasi autorët i bënin presion. Nëse nuk kapet autori i dytë nga policia, unë do të mar masa ndaj tij," shprehet një i afërm i të plagosurit.

Sipas tij, ditën e djeshme, më 27 mars, i riu është sulmuar sërish nga të njëjtët agresorë, duke u goditur kësaj here me thikë. Familjarët kërkojnë që policia e Sarandës të arrestojë të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit