Pas hetimeve mbi importimin e produkteve ushqimore të kontaminuara me bakterin e salmonelës inspektorët e AKU që lejuan hyrjen e tonelatave të mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë janë proceduar penalisht.
Pronarët e kompanisë që i futën në treg janë shpallur në kërkim, ndërsa tre inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) janë proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre”. Inspektorët e AKU-së, Gezim Hushi, 38 vjeç, Sada Lufta, 42 vjeçe dhe Aldo Sinjari, 46 vjeç, dyshohet se kanë lejuar futjen e këtyre produkteve në treg, pa ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar shpërndarjen e tyre.
Sipas të dhënave hetimore, Arben Goxha 50 vjeç dhe vëllai i tij, Mondi Goxha, 53 vjeç, kanë importuar produkte ushqimore të cilat pas analizave nga institucionet përkatëse, kanë rezultuar të kontaminuara me salmonelë.
Edi Rama e ka reklamuar kompaninë "Dimal Inc.", në pronësi të biznesmenit Mond Goxha si shembull suksesi në sektorin ushqimor. Mishi i konsideruar cilësor nga kryeministri i cili influencën e tij ka shtyrë konsumatorët të blejnë tek Mondi, ka helmuar shqiptarët.