Në rrugën përpara Bashkisë Përmet, këmbësorët përballen me një rrezik të madh për shkak të disa pusetave të vogla, mbi të cilat janë vendosur zgara me cilësi të dobët.
Përmetarët thonë se ky problem mund të shkaktojë aksidente të rrezikshme, pasi nëse zgara nuk vërehet me kujdes, mund të shkaktojë rënie ose dëmtim të këmbës.
Kjo situatë është akoma më alarmante për fëmijët, të cilët, duke luajtur në sheshin përpara, rrezikojnë të dëmtohen seriozisht.
Ata i bëjnë thirrje urgjente Bashkisë Përmet që të marrë masa të menjëhershme për rregullimin e këtyre pusetave dhe zgarave të dobëta, për të parandaluar aksidentet dhe për të siguruar sigurinë e qytetarëve.
Lënia e këtij problemi pa zgjidhje përbën një kërcënim serioz për shëndetin dhe sigurinë e komunitetit.
Denoncimi i qytetarit:
Mu përpara Bashkisë Përmet, këmbësorët përballen me një rrezik serioz për shkak të disa pusetave të vogla, mbi të cilat sapo janë vendosur zgara, por cilësia e tyre është jashtëzakonisht e dobët. Nëse nuk i vëren me kujdes, mund të biesh brenda ose të thyesh këmbën. Situata bëhet edhe më alarmante për fëmijët, të cilët duke luajtur para sheshit, rrezikojnë te dëmtohen seriozisht. I bëjmë thirrje Bashkisë Përmet të marrë masa urgjente për t'i rregulluar sa më shpejt, pasi lënia e tyre në këtë gjendje përbën një kërcënim serioz për sigurinë e qytetarëve.