Pedofili i arrestuar për seks me 14-vjeçaren ha iftar me Belinda Ballukun: Kënaqësi!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.03.2025, 23:37

Një foto e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka ngritur pikëpyetje mbi verifikimin e të ftuarve në evente zyrtare. Arsjan Aliaj, është arrestuar një vit e gjysmë më parë për akuza të rënda lidhur me abuzim ndaj të miturave.

Ky i fundit është shfaqur në një darkë iftari krah për krah me zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë Aliaj, i cili e cilëson si “kënaqësi” pjesëmarrjen në këtë darkë me përfaqësuesen e qeverisë.

ARSJAN ALIAJ PEDOFILI QË I KËRKON SEKS TË MITURAVE

Aliaj është vënë në pranga pasi është filmuar nga mediat në një kamer të fshehtë duke i kërkuar seks një 14-vjeçareje. Ky i fundit pasi i ka dërguar foto intime të miturës, i ka kërkuar t’i mësojë asaj edhe pozicionet e seksit.

Kështu në takimin e parë të zhvilluar në kryeqytet, ai këmbëngulte që takimin me të ta kryente në banesën e motrës së tij për të cilën kishte çelësat dhe e cilësonte tejet romantike.

Përveç të tjerash 37-vjeçari i prezantuar si 25 vjeç, i thoshte të miturës të mos tregonte për marrëdhënien e tyre dhe se nuk udhëtoi nga Fieri vetëm për një kafe, por kërkon shumë më shumë gjëra. Por këto do t’ia shpjegonte dhe bënte nëse vajza do ta ndiqte tek shtëpia.

Takimi i tyre në kryeqytet u finalizua me prangosjen në flagrancë të pedofilit që udhëtoi nga Fieri për një takim “romantik”, me të miturën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit