Bie sërish sistemi për pagesën e gjobave, skema që qytetarët të paguajnë shumën e plotë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.03.2025, 20:59

Në redaksinë tonë ka mbërritur një shqetësim lidhur me bllokimin e sistemit të pagimit të gjobave.

Qytetari në fjalë shprehet se gjoba që ka marrë të dielën u hodh në sistem pas dy-tri ditësh dhe përpos kësaj, nuk mund ta paguajë dot pasi sistemi është jashtë funksionit.

Për të disatën herë, shumë qytetarë janë përballur me vonesa dhe probleme teknike gjatë përpjekjeve për të paguar gjobat, duke u mohuar mundësinë për të përfituar nga ulja kur pagesa kryhet brenda afatit.

Kjo ngre pyetjen nëse këto vonesa janë rezultat i një defekti në sistem apo është një skemë për të ndikuar në shumën përfundimtare të pagesës. Në disa raste, gjobat e papaguara brenda afatit pësojnë penalitete shtesë, duke e rritur ndjeshëm koston fillestare.

Institucionet përgjegjëse duhet të garantojnë funksionimin e pandërprerë të sistemit dhe, në rast të ndonjë ndërprerjeje teknike, qytetarët nuk duhet të penalizohen me tarifa shtesë apo humbjen e të drejtës për pagesë të reduktuar.

Mesazhi i qytetarit:

"Kam marrë një gjobë të dielën. Pas dy-tre ditësh, ajo u hodh në sistem, por tani që duhet ta paguaj, më thonë se nuk ka sistem dhe nuk po e paguaj dot. A është normale kjo, apo bëhet që të mos paguhet më lirë?"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit