“Telat janë gjysmë të këputur. Elektricistët rrinë kafeneve”, fshati Katundisht pa drita në mot të keq

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.03.2025, 20:02

Në fshatin Katundisht, një problem i vazhdueshëm po shqetëson banorët: telat janë gjysmë të këputur dhe kur fryn erë apo bie shi, ndërpritet energjia elektrike.

Kur banorët i drejtohen elektricistëve për ndihmë, ata përgjigjen se do ta rregullojnë, por nuk marrin asnjë masë dhe banorët qëndrojnë një javë pa drita.

Për këtë arsye, banorët bëjnë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme.

Mesazhi i qytetarit:

"Këtu telat janë gjysmë të këputur dhe një erë e vogël ose shi i vogël ndërpriten direkt dritat. Kur telefonojmë një prej elektricistëve, ai na thotë se do t'i bëjmë dhe ne, dhe rrimë 1 javë pa drita në fshatin Katundisht. Ju bëj thirrje elektricistëve që të mos rrinë të pinë kafe."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit